Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin për javën e tretë të Superligës, respektivisht javën e dytë të Ligës së Parë.
Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës, e cila zhvillohet të premten në stadiumin “18 Qershori” në Klinë do ta hapë javën e tretë në IPKO Superligë.
Ndërkohë, tri ndeshje do të luhen të shtunën, ndër të cilat edhe dueli ndërmjet kampionit, Feronikelit dhe nën-kampionit, Prishtinës, derisa të dielën zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave.
Në Ligën e Parë, Liria e pret KEK-un të shtunën, ndërsa Besa udhëton te Vitia.
Pas ndeshjeve të kësaj jave, skuadrat e IPKO Superligës dhe Ligës së Parë do të pauzojnë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.
IPKO Superliga – Java e 3-të
E premte, 30.08.2019 ora 16:00
Dukagjini – Drita
E shtunë, 31.08.2019 ora 16:00
Feronikeli – Prishtina
Llapi – Ballkani
Flamurtari – Ferizaj
E diel, 01.09.2019 ora 16:00
Trepça’89 – Drenica
Gjilani – Vushtrria
Liga e Parë – Java e 2-të
E shtunë, 30.08.2019 ora 16.00
Istogu – Onix
Liria – KEK-u
Arbëria – Ramiz Sadiku
Vitia – Besa
E diel, 01.09.2019 ora 16.00
Vllaznia (P) – Malisheva
Vëllaznimi – Drenasi
Dardana – 2 Korriku
Trepça – Ulpiana luhet në javën e ardhshme.
/Telegrafi/