Telegrafi

Orari i ndeshjeve të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, spikat derbi Prishtina-Drita

(Foto: ffk-kosova.com)

Mesjavën e ardhshme fillon stinori pranveror i garave me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Të martën zhvillohen tri ndeshje, ku pa dyshim vëmendjen e zgjojnë përballja ndërmjet fitueses së Kupës në edicionin e kaluar, Prishtinës dhe skuadrës kampione në fuqi, Dritës, si dhe ballafaqimi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.


Orari i ndeshjeve

E martë, 09.02.2021 ora 13.00

Llapi – Ballkani
Prishtina – Drita
Drenica – Ulpiana (ndeshja zhvillohet në Drenas në stadiumin me bari sintetik)

E mërkurë, 10.02.2021 ora 13.00

A@N – Flamurtari
Trepça’89 – Ferizaj
Istogu – Gjilani
Arbëria – Feronikeli (ndeshja zhvillohet në Ferizaj)

E enjte 11.02.2021 ora 13.00

Dukagjini – 2 Korriku