Telegrafi

Orari i javës së shtatë në Superligën e Kosovës, ndryshon koha e zhvillimit të ndeshjeve – vëmendja tek derbi Gjilani-Drita

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së shtatë në IPKO Superligën e Kosovës.

Këtë fundjavë do të zhvillohet java e rregullt e shtatë e Superligës së Kosovës, teksa FFK ka caktuar tashmë orarin.

Tri ndeshje të javës së shtatë do të zhvillohen të shtunën, derisa tri të tjera ditën e diel.

Lexo po ashtu Renditja e IPKO Superligës pas javës së gjashtë – Feronikeli merr kreun, vazhdon ngjitja e Prishtinës

Përveç kësaj tani disa ndeshje do të zhvillohen me orar të ri, nga ora 13:00, 14:00 dhe 15:00.

E gjithë vëmendja këtë javë është tek derbi i madh lokal Gjilani-Drita, të cilët do të luajnë të dielën nga ora 15:00.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Feronikelit e Ferizajt të shtunën dhe Vushtrrisë e Prishtinës të dielën.

Lexo po ashtu Lista e top-golashënuesve të IPKO Superligës, prin 21-vjeçari Arb Manaj

Ndërkohë, në mesjavën e ardhshme do të luhen ndeshjet e javës së 8-të.

Ipko Superliga – java e shtatë

E shtunë, 28 shtator

13.00 Feronikeli-Ferizaj

14.00 Llapi-Dukagjini

15.00 Trepça’89-Flamurtari

E diel, 29 shtator

14.00 Drenica-Ballkani

15.00 Gjilani-Drita

15.00 Vushtrria-Prishtina

/Telegrafi/