Telegrafi

Orari i javës së parë në Superligë: Tri ndeshje të shtunën dhe po aq të dielën

Kampionati i ri futbollistik i Kosovës do të startojë gjatë kësaj fundjave, ku pritet të zhvillohen gjashtë ndeshjet e para.

Të shtunën është planifikuar të luhen tri ndeshje dhe të nesërmen, ditën e diele, do të zhvillohen po aq ndeshje.

Kampioni i Kosovës, Feronikeli do të luajë kundër Drenicës gjersa Prishtina do të takohet me Flamurtarin gjersa Llapi do të takohet me Vushtrrinë.

Korenica shënoi dy gola (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Ndërkohë në ditën e diele takohen Drita – Ferizaj, Trepça ’89 – Gjilani dhe Dukagjini – Ballkani.

Orari për javën e parë në Superligë

E shtune

Flamurtari – Prishtina 17:00
Feronikeli – Drenica 17:00
Llapi – Vushtrria 17:00

E diel

Drita – Ferizaj 17:00
Trepça ’89 – Gjilani 17:00
Dukagjini – Ballkani 17:00 /Telegrafi/