Ende pa përfunduar java e 29-të në elitën e futbollit kosovar, tanimë është publikuar orari i javës së 30-të.
Kësisoj në xhiron e 30-të ndeshjen do të luhen në dy ditë, të dielën dhe të hënën.
Të dielën në program janë dy takime për tu zhvilluar, i pari që fillon nga ora 17:00 në qytetin e Gjilanit.
SC Gjilani do të jetë nikoqir i Drenicës ku synon të marrë fitore për të vazhduar luftën për titull ndërsa mysafirët kërkojnë pikët për t’i ikur fundit.
Ndeshja më e madhe e kësaj xhiro do të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina në Fadil Vokrri e pret Dritën.
Kryeqytetasit pas humbjes në Gjilan kërkojnë këndelljen ndaj liderit aktual të kampionatit Dritës që udhëton për të vazhduar serinë pa humbje.
Të hënën ndërkohë janë katër ndeshje në program për tu zhvilluar, ku veçohen dy takime tejet interesante si ai në Drenas mes Feronikelit dhe Ballkanit dhe në Podujevë mes Llapit dhe Flamurtarit.
Vushtrria do të jetë nikoqire e Ferizajt, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë pikët e radhës ndaj skuadrës së fundit në tabelë Dukagjinit të Klinës.
Ipko Superliga e Kosovës – Java e 30-të
E diel
Gjilani – Drenica 17:00
Prishtina – Drita (18:00)
E hënë
Feronikeli – Ballkani 17:00
Dukagjini – Trepça ’89 17:00
Llapi – Flamurtari 17:00
Vushtrria – Ferizaj 17:00
/Telegrafi/