Telegrafi

Orari i javës së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës, derbi të premten

Këtë fundjavë do të rikthehen emocionet e futbollit kosovar.

Kampionati elitar do të zhvillojë në fundjavë ndeshjet e javës së gjashtëmbëdhjetë, derisa vëmendja kryesore e kësaj xhiro do të jetë në duelin Ballkani – Gjilani.

Ky duel do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 13:00.

Të shtunën do të zhvillohet derbi tjetër ndërmjet Dritës dhe Llapit.

Po në ditën e shtunë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera. Flamurtari e pret Feronikelin, ndërkohë Drenica i bën ‘konak’ Vushtrrisë.

Të dielen zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros, derisa Ferizaj takohet me Dukagjinin dhe Prishtina me Trepçën ’89.

Të dy këto ndeshje startojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/

E premte 22 nëntor

Ballkani – Gjilani 13:00

E shtune 23 nëntor

Drita – Llapi 13:00
Flamurtari – Feronikeli 13:00
Drenica – Vushtrria 13:00

E diel 24 nëntor

Ferizaj – Dukagjini 14:00
Prishtina – Trepça ‘89 14:00