Telegrafi

Orari i javës së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës, kreyndeshja në Podujevë

Java e 15-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e shtunë me dy ndeshje.

FFK ka publikuar orarin ku dy ndeshje do të luhen ditën e shtunë, tri të dielën dhe një të hënën.

Kryendeshja e javës do të zhvillohet në qytetin e Podujevës ku mes vete takohen dy pretendentë.

Llapi i Bekim Shotanit do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi Dritës.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë do të zhvillohet në Prizren, ku Liria pret Flamurtarin.

Lideri aktual i Ipko Superligës, Prishtina do të përballet të dielën në stadiumin Fadil Vokrri me Ballkanin.

Gjilani luan me Drenicën në shtëpi, ndërsa Trepça ’89 pret KEK-un.

Ndeshja e vetme e ditës së hënë do të zhvillohet në Drenas, mes Feronikelit dhe Ferizajt. /Telegrafi/