Site icon Telegrafi

Orari i garave të sportistëve të Kosovës në ‘Tokio 2020’

(Foto: Facebook/KOK)

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka publikuar orarin e garave të sportistëve të Kosovës që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’.

Janë gjithsej 11 sportistë kosovarë që do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike.

E para që do t’i hapë garat do të jetë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila më 23 korrik do ta ketë përballjen e parë.

Ajo do të ndiqet nga xhudistët tjerë në ditët pasuese, pastaj do të vazhdojë mundja, boksi, atletika, shenjtëria dhe noti.

Theksojmë që ekipi përfaqësues i xhudos gjatë të mërkurës është nisur drejt kryeqytetit japonez. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/KOK)
Exit mobile version