Telegrafi

Orari dhe gjyqtarët e javës së pestë në Superligë, Nuza në derbi

Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj me javën e pestë këtë fundjavë.

Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së pestë, ku priten të jenë disa ndeshje shumë interesante.

Padyshim që derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet në Drenas, ku dy kampionët e fundit të Kosovës, Feronikeli dhe Drita luajnë mes vete.

Në ndeshjen Feronikeli – Drita, gjyqtarit kryesor është Genc Nuza me asistentët Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe gjyqtar i katërt Erdall Zasella.

Kurse në sfidën tjetër interesante mes Prishtinës dhe LLapit, gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu me asistentët Besnik Morina, Safet Berisha dhe gjyqtar i katërt Gramos Shala.

Më poshtë e keni delegimin e plotë për javën e pestë. /Telegrafi/