Telegrafi

Orari dhe gjyqtarët e javës së dytë

Është caktuar orari për ndeshjet e javës së dytë në elitën e futbollit kosovar.

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar edhe gjyqtarët për ndeshjet e vlefshme për javën e dytë në Vala Superligën e Kosovës.

Ditën e shtunë do të zhvillohet vetëm një ndeshje dhe ajo është mes dy rivalëve të vjetër Lirisë dhe Prishtinës.

Ndërkohë të dielën do të zhvillohen pesë takime tjera ku spikat ndeshja mes Gjilanit dhe Feronikelit.

Ndërkohë interesant pritet të jetë edhe ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Dritës dy skuadra që startuan me fitore si mysafirë në javën e parë.

Llapi do të luaj me Trepçën në Merdare, ndërsa Besa do të jetë nikoqire e Ferizajit ashtu si Hajvalia e Drenicës. /Telegrafi/

E shtunë, 27.08.2016

Liria – Prishtina SSK
F. Tahiri, R. Hyseni, A. Latifi, M. Bejtullahu

E diel, 28.08.2016
Gjilani – Feronikeli SSK
B. Gashi, B. Selimaj, F. Sekiraqa, I.Shuleta

Trepça ’89 – Drita SSK
G. Nuza, F. Berisha, V. Kelmendi, G. Shala

Llapi – Trepça
B. Jahmurataj, A. Peshteri, M. Berisha, M. Bejtullahu

Besa – Ferizaj
L. Mustafa, F. Jakupi, B. Rama, B. Batalli

Hajvalia – Drenica
S. Isufi, F. Abrashi, J. Musolli, M. Baliu