Telegrafi

Orari dhe gjyqtarët e javës së 27-të, dy derbi këtë xhiro në Superligë

Është publikuar orari dhe gjyqtarët e javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar.

Tri ndeshje do të zhvillohen ditën e diel, ndërsa tri të tjera të hënën këtë xhiro për shkak të ndeshjeve që u zhvilluan në mesjavë.

Do të jetë një javë e zjarrtë, ku ka duele për mbijetesë dhe duele të forta të skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës.

Të dielën janë në program tri ndeshje shumë interesante, ku Drenica pret Trepçën ’89, ndërsa Flamurtari në kryeqytet i bënë konak Ferizajt.

Ndërkohë lideri aktual i Ipko Superligës, Drita pritet të ketë punë të lehtë përballë Dukagjinit të Klinës.

Të hënën vëmendja është në Gjilan dhe Prishtinë, ku Gjilani luan ndeshje të rëndësishme ndaj Llapit, teksa Prishtina pret Feronikelin që ende shpreson për të zënë një vend për garat evropiane.

Ballkani pritet të ketë punë të lehtë pasi pret Vushtrrinë para tifozëve të vet. /Telegrafi/

Ipko Superliga e Kosovës – Java e 27-të

E diel

Drenica – Trepça ’89 (17:00)

(G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj, G. Shala)

Flamurtari – Ferizaj (17:00)

(Sh. Murtezi, F. Jashari, V. Kelmendi, F. Tahiri)

Drita – Dukagjini (17:00)

(T. Maloku, J. Musolli, E. Bicaj, B. Kosumi)

E hënë

Gjilani – Llapi (17:00)

(K. Vula, B. Morina, B. Këpuska, A. Halilaj)

Ballkani – Vushtrria (17:00)

(V. Kelmendi, D. Preniqi, A. Ejupi, B. Ajeti)

Prishtina – Feronikeli (19:00)

(M. Bejtullahu, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, E. Zasella)