Java e 22-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në tri ditë të ndryshme.
FFK ka publikuar orarin e plotë, ku kjo javë hapet me ndeshjen Ferizaj – Trepça ’89 që zhvillohet ditën e shtunë.
Ndërkohë ditën e diel janë në program dy ndeshje të tjera, Llapi – Gjilani që zhvillohet në Podujevë dhe Drita – Prishtina në Gjilan.
E derbin e madh kosovar mes Dritës dhe Prishtinës do ta drejtoj gjyqtari Kreshnik Vula me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Ndërkohë për të hënën janë në program të zhvillohen edhe tri takime të tjera.
Lideri i Ipko Superligës, Ballkani do të jetë mysafir i Flamurtarit në kryeqytet, ndërsa kampioni në fuqi Feronikeli pret Vushtrrinë.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet në Klinë mes Dukagjinit dhe Drenicës. /Telegrafi/