Telegrafi

Ora e dorës me vlerë 113 mijë euro e reperit Noizy (Foto)

Reperi Noizy është i njohur për jetën luksoze që bën.

Ai është vazhdimisht i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, nga çka edhe ka ndikuar që fitimet nga muzika t’i ketë të mjaftueshme për të bërë një jetë të mirë.

Se është i dhënë pas luksit, këtë e vërtetojnë edhe shumat e mëdha që reperi harxhon në veshje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vetëm një orë dore e markës “Audemars Piguet” që ai e mbart me vete, kap shifrën prej 113.475 euro.

Një shumë e tillë duket vështirë e përballueshme për standartin e shqiptarëve, jashtë të cilit mesa duket është reperi.

Ndryshe, vetëm pak ditë më parë ai solli për fansat projektin e tij më të “Gjiha e kampionit”, këngë e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/