E ardhmja e Jose Mourinhos është një nga temat e përfolura në futbollin italian, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e kthimit të tij te Interi.
Strategu portugez e nisi mirë rikthimin në Serie A në edicionin e kaluar duke e drejtuar Romën drejt triumfit në Ligën e Konferencës.
Megjithatë, këtë edicion po shtohen frustrimi i tij për shkak të kritikave të vazhdueshme nga tifozët, derisa ai është i zhgënjyer me klubin për angazhimin e vogël në tregun e transferimeve.
Në javën e kaluar u raportua se Paris Saint-Germaini është i interesuar për zëvendësimin e Christophe Galtier me Mourinhon.
Siç raporton La Repubblica, trajneri do të fillojë seriozisht të mendojë për të ardhmen e tij në javët në vijim, ndërsa krahas PSG-së në horizont janë edhe Real Madridi, por edhe Interi.
Aktualisht nuk ka asgjë konkrete, mirëpo largimi i portugezit nga kryeqyteti italian duke gjithnjë e më i mundur. /Telegrafi/
Roma, futuro di Mourinho in bilico: tra Real e PSG spunta anche la suggestione di un ritorno all'Inter https://t.co/BGrUctmb0w
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) February 21, 2023