Telegrafi

Opozita të reflektojë, koha është e kufizuar

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i diplomacisë, Lisen Bashkurti ka bërë me dije se askush në Kosovë nuk mund t’i bëjë vërejtje Komisionit Evropian në rekomandimin e tij për heqjen e vizave.

Ai i ka ftuar pozitën dhe opozitën të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për përcaktimin e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Bashkurti në një bisedë për ‘Epokën e re’, tha se është mirë që për çështjet me rëndësi dhe që janë kapitale për interesat e Kosovës, opozita dhe mazhoranca të heqin dorë nga partikularizmi i ngushtë dhe të bashkëpunojë për zgjidhje të përbashkëta.

Bashkurti ka propozuar ngritjen e një Komisioni miks të formatit (Kosovë-Mali i Zi) apo trepalësh ose neutral për zgjidhjen e caktimit të vijës kufitare me Malin e Zi. /Telegrafi/