Site icon Telegrafi

Opozita nuk llogarit në votat e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Ndonëse nuk e shohin Listën Serbe si alternativë për rrëzimin e qeverisë, partitë opozitare, nuk e përjashtojnë një mundësi të tillë. Opozitës i duhet edhe pesë vota për të arritur qëllimin për të rrëzuar qeverinë Hardinaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës, që nga kur është krijuar qeveria pati lajmëruar se do të punoj vazhdimisht për rrëzimin e sajë. Tash e disa muaj, LDK ka mbledhur nënshkrimet e opozitës, por për të ardhur deri te rrëzimi i qeverisë i duhen edhe disa vota të pozitës.

Qëndrimi i LDK-së ka qenë se qeveria Haradinaj, do të rrëzohet edhe me votat e Listës Serbe, pasi siç thonin, ishte pikërisht Lista Serbe, ajo që mundësoi rrëzimin e qeverisë Mustafa.

Por tani, LDK thotë se lista serbe nuk është alternativë.

“Do te mundohemi me çdo formë që përbrenda koalicionit PAN t’i gjejmë edhe votat tjera për rrëzimin e koalicionit PAN. Lista Serbe nuk është alternativë”, bënë të ditur përmes një përgjigje zëdhënësi i LDK  Besian Mustafa.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se nuk llogarisin në votat e Listës Serbe, por as nuk mund t’ia mohojnë që të votojnë pro rrëzimit të kësaj qeverie.

“Nuk ua kërkojmë e as nuk llogarisim në votat e tyre për rrëzimin e Qeverisë. Por njëkohësisht as nuk mund t’ua imponojmë se si ata do të votonin në këtë rast, ashtu siç ne nuk mund t’i sjellim me zor në Kuvend e as t’i nxjerrim nga Kuvendi kur të votohet mocioni ndaj Qeverisë”, tha për RTV Dukagjinin, Rexhep Selimi.

Zëdhënësja e Partia Socialdemokrate, Natyra Kuqi, thotë se detajet se a do ta rrëzonin qeverinë ose jo me votat e Listës Serbe, do t’i bëjnë të ditura pas takimit të Mustafës e Ahmetit.

“Sigurisht se kemi mirëpritur ftesat nga zoti Isa Mustafa për bisedime që do të bëj opozita bashkërisht për të koordinuar strategjitë për rrëzimin e Qeverisë. Të gjitha detajet do të bëhen të ditura pas takimeve koordinuese dhe sigurisht se do të diskutohet gjithçka rreth strategjisë se si do të shkoj ky proces”, tha Natyra Kuçi, përcjell Telegrafi.

Edhe vet Kryeministri foli për rrëzimin e mundshëm të Qeverisë që ai udhëheq.

“Është një proces legjitim i opozitës dhe mendoj që opozita po i zbaton të drejtat e veta.  Votat mundemi me iu dhanë nëse e vlerësojmë. Aktualisht e kemi për të vlerësuar të punojmë. Pra t’i kryejmë punët e Kosovës, ta shfrytëzojmë  kohën për temat me rëndësi”, tha Haradinaj.

LDK, PSD e VV, së bashku kanë 56 vota, pra I duhen edhe pesë të tilla për ta kaluar mocionin për rrëzimin e Qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version