Telegrafi

Opinionistja Zhaklin Lektari: Dua të shoh seks brenda shtëpisë së Big Brotherit

Foto: Instagram

Së fundmi në Big Brother VIP Albania janë rikthyer katër nga banorët e eliminuar.

Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka – janë konkurrentët që u futën sërish në shtëpi.

Opinionistët ndërkaq dhanë mendimet e tyre për këto hyrje, duke shtuar se nuk do të ketë asgjë më ndryshe pasi të gjithë janë me Luizin.

Foto: Screenshot/Instagram

Duke folur për Kiarën dhe raportin e krijuar me artistin shkodran, opinionistja Zhaklin Lekatari tha se dëshiron që të bëjnë marrëdhënie brenda shtëpisë.

Lexo po ashtu Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo - banorët që janë rikthyer sërish në garë në BBVA

“Unë dua të shoh seks brenda shtëpisë së Big Brotherit. Nëse ka një çift, nëse janë të martuar, nëse ka kaq shumë dashuri, unë dua ta shoh këtë dashuri”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithëse nga ana tjetër reagoi edhe Arbër Hajdari, i cili tha se nuk e dëshmon kjo një gjë e tillë dashurinë.

Luizi u gëzua më së shumti për hyrjen e ish-konkurrentëve, pasi përveç Kiarës, ruan miqësi të mirë edhe me Efin. /Telegrafi/