Opinionistët e Big Brother VIP, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, kanë bërë një vizitë së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ata kanë takuar nga afër banorët, të cilët për muaj të tërë i kanë komentuar gjatë spektaklit për të bëmat e tyre.
Arbri dhe Balina kanë diskutuar me banorët VIP çështje të ndryshe, që lidhen kryesisht me debatet që kanë zhvilluar gjatë javëve në mbrëmjet e spektaklit.
Nga pamjet e transmetuara, banorët duket se kanë qenë të lumtur me vizitën e dyshes, pasi kanë bërë një diskutim të gjatë së bashku.
Opinionistët gjithashtu kanë shijuar edhe darkën me gjashtë banorët e mbetur të shtëpisë, katër prej të cilëve do të prekin finalen e madhe të 18 shkurtit.
Arjola, Beniada, Donaldi, Iliri, Einxhel dhe Monika janë gjashtë personazhet VIP të fundit që ndodhen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/