Operatori i një droni të ushtrisë ukrainase, kishte vërejtur se ushtarët rusë kishin lënë radiolidhjen në një fushë të gjelbëruar.
Duke shfrytëzuar shpërqendrimin e tyre, përmes një litari të lidhur në fluturaken pa pilot, operatori i dronit arriti t’ua “vjedh” radiolidhjen me të cilën më pas përgjoi ushtarët rusë dhe lëvizjet e tërë nëpër terren, transmeton Telegrafi.
Sipas ukrainasve, me këtë radiolidhje kanë përgjuar për nëntë ditë bisedat mes ushtarëve dhe eprorëve të tyre rusë, të cilët u jepnin urdhra.
Kjo ka bërë që çdo përpjekje e tyre për t’i sulmuar pozicionet e ukrainasve të dështojnë, pasi ata gjithmonë ishin një hap para – për faktin se paraprakisht përgjonin bisedat dhe ishin të informuar për planin e forcave pushtuese.
Sa here që rusët tentonin të fillonin ndonjë sulm, u dështonte – duke mos e ditur se si po ndodhë kjo.
E për ta dokumentuar “vjedhjen” e radiolidhjes, pamjet e publikuara më poshtë i mbështesin pretendimet e ukrainasve. /Telegrafi/