Telegrafi

Operatorëve të dronëve ukrainas nuk mund t’i shpëtojnë ushtarët rusë – pamje nga aksione të shumta

Operatorët e dronëve të ushtrisë ukrainase janë bërë makth për këmbësorinë e ushtrisë ruse.

Ata çdo ditë shkatërrojnë dhjetëra tanke dhe mjete tjera të blinduara, ndërsa hiq më lehtë nuk shpëtojnë as vet ushtarët rusë, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se mundohen të fshihen nëpër istikame dhe bunkerë të improvizuar, preciziteti i këtyre operatorëve nuk po u lënë vend askund.

Madje u nevojitet vetëm një vrimë e vogël në ata bunkerë, që predha të lëshohet nga droni të bie brenda saj dhe t’i vrasë ushtarët rusë.

Videoja e publikuar më poshtë, është filmuar nga një dron që kishte monitoruar çdo lëvizje të trupave armike dhe pasi ishin lokalizuar, në drejtim të tyre janë hedhur predha që ishin fatale për ta. /Telegrafi/