Site icon Telegrafi

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve kanë arritur të eliminojnë 20 ushtarë rusë, të shkatërrojnë një tank të tipit T-80 në Kharkiv.

“Lajm i mirë, 20 pjesëtarë më pak të forcave pushtuese në tokën tonë. Kjo u arrit falë operatorëve tonë të dronëve”, thuhet në kumtesën e lëshuar së bashku me një video të këtij operacioni, transmeton Telegrafi.

Kyiv Post nuk ka mundur në mënyrë të pavarur të verifikojë kohën dhe lokacionin ku ka ndodhur sulmi, ku shihen dronët duke hedhur bomba mbi pozicionet ruse, cisternat dhe tanket.

“Po vazhdojmë të çlirojmë rajonin e Kharkivit, duke e shtyrë armikun jashtë kufijve tanë”, u tha ndër tjera në kumtesën e ukrainasve.

Videoja e dytë e publikuar nga Khartiya përmes Telegramit, shfaq operatorët ukrainas që shënjestrojnë dhe shkatërrojnë tankun rus T-80.

Tanku T-80, vlerësohet nga 2 deri në 4 milionë dollarë, dhe kushton më pak se tanku tjetër rus T-72. /Telegrafi/

Exit mobile version