Operatorët ilegalë, sidomos ata nga Serbia, po vazhdojnë të jenë prezentë nëpër pjesë të ndryshme të territorit të vendit, raporton KTV.
Përpos veriut të vendit, këta operatorë janë duke shpërndarë valë nëpër shumë komuna.
Të gjitha këto interferime po bëhen përmes rrjetit të operatorit publik – Vala.
Zyrtarë të kësaj kompanie kanë thënë se pengesat nga operatori serb janë të përditshme dhe se dëmet janë të mëdha, përcjell koha.net.
Menduh Abazi, zëdhënës, ka bërë të ditur kjo ndërmarrje disa herë ka kërkuar nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të rris aktivitetin për të ndërprerë këtë funksionim.
Nga ana tjetër, zyrtarë të ARKEP-it i kanë thënë KTV-së se në bazë të punës së realizuar në dy faza, i vetmi territor ku vazhdon funksionimi ilegal është veriu.
Ky departament ka bërë të ditur se sinjalet e operatorëve nga Serbia nëpër zonat kufitare pritet të zgjidhet vetëm atëherë kur ky institucion arrin marrëveshje teknike me institucionin nga Serbia.