Telegrafi

Operacioni ‘URA’ vë në pranga tre persona të dyshuar

Me qëllim të luftës kundër të gjitha dukurive negative Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, kanë realizuar operacionin policor të koduar “URA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.

“Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ të sanksionuara nga neni 372 i KPRKsë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar në këtë rast janë: M. S. lindur me 1972 m/sh/k; J. G. lindur me 1982 m/sh/k; Sh. K. lindur me 1974 m/sh/k

Lidhur me rastin, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë kontrolluar 3 (tri) lokacione shtëpi me objekte përcjellëse të ndryshme në Skenderaj, me ç ‘rast janë sekuestruar: 6 armë (1 AK 47, 3 të gjata, 2 revole), municion 271 cal të ndryshëm, 7 karikatorë.

Tre personat e dyshuar për kryerjen e veprave penale janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media.

Ky operacion policor është mbështetur nga njësitet speciale operative, njësitet me qenë (K 9) dhe njësitë e rajonit të Mitrovicës. /Telegrafi/