Prokurori i Prokurorisë së Posaçme Ened Nakuçi ka dhënë detaje të tjera për mediat lidhur me grupin shqiptar të mashtrimit online.
Sipas Nakuçit, skema e mashtrimit që u zbulua në bashkëpunim me autoritetet italiane është vijim i hetimeve të një operacioni të zhvilluar më parë në këtë drejtim.
Sipas SPAK-ut, janë mashtruar 140 qytetarë të cilët kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin që të investonin në shuma të vogla.
Shumë prej tyre u janë marrë të dhënat personale që kishin në kompjuterin apo telefonin e tyre.
“Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në Itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit, ku viktimat telefonoheshin dhe bindeshin për të investuar në shuma të vogla. Ka rezultuar se mashtruesish ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Për çdo transferim rezultante dhënia e sasive bitcoin, duke humbur gjurmët e parave që investoheshin. Këta drejtues janë IT dhe konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë të përfshirë. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta” u shpreh Nakuçi.
Ndërkaq, përfaqësuesit e policisë italiane treguan se skema e mashtrimit arrinte deri në pikën që viktimave iu merreshin edhe të dhënat personale duke ndërhyrë përmes programeve të caktuara në telefonin apo kompjuterat e tyre.
“Janë kontrolluar 60 postacione kompjuterash, do të thotë se të dhënat trafikoheshin dhe do të thotë do duhet të hetoheshin me detaje, njëra pas tjetrës. Shqetësuese është profesionaliteti ekstrem i personave të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.
Një profesionalizëm i lartë, që konsistonte në një aftësi për të mashtruar viktimat. Organizata fillestare karakterizohej nga role të përcaktuara tepër saktë. Nuk duhet të mendojmë se personat e mashtruar të kenë qenë të moshuara, apo që nuk kuptonin dot. Bëhet fjalë për subjekte që mashtroheshin përmes një teknike të rafinuar.
Lufta kundër këtij krimi kibernetik duhet të zhvillohet në mënyrë të pandërprerë dhe duhet të rrisin bashkëpunimin tonë, sepse paraja e pistë i ndot rregullat e shoqërisë dhe prodhon efekte të këqija në jetën tonë të përditshme”, tha përfaqësuesja italiane.
Pas operacionit të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë kundër mashtrimit online ku janë lëshuar 14 urdhër arreste dhe akuzohen 61 persona, Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë detajet nga ky operacion.
Teksa janë urdhër 14 kontrolle në Shqipëri ndaj bandës shqiptare të mashtrimit online duke shkaktuar 5 milionë euro dëme, prokurori i SPAK Ened Nakuçi theksoi se ky operacion është vijim i operacionit të mëparshëm i datës 25 tetor 2022.
“Është vijimi i operacionit që është kryer më 25 tetor 2022. Më përpara janë nxjerrë 3 masa sigurimi, ndërkohë dje janë ekzekutuar 14 masa sigurie” tha prokurori Eneid Nakuçi.
Prokurori Nakuçi bëri të ditur gjithashtu se personat e arrestuar janë drejtues të Call-Center-ve.
“Masat e sigurimit janë rezultat i analizave të të gjitha provave të marra nga përgjigjet në Itali, në Shqipëri, vëzhgimet e verifikimet e bëra para dhe datës 25 tetor dhe me personat që kanë një rol vendimtar.
Janë drejtues të call-centerit, drejtues të grupeve të operatorëve dhe IT, e konsulentë të shitjeve. Hetimet vijojnë dhe për persona të tjerë” , theksoi më tej prokurori Nakuçi.
Sipas prokurorëve italianë dhe atyre shqiptarë, banda shqiptare e tregtisë online përdorte teknika të rafinuara bindjeje ndaj viktimave.
Ndaj këtij grupi, hetuesit italianë kanë kryer 42 mijë përgjime telefonike ku rezultoi se paratë ishin pastruar në vendet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën, Gjermaninë si dhe i kanë konvertuar në kriptovaluta.