Site icon Telegrafi

‘Operacioni Mbappe’ nuk realizohet këtë vit – shkak përplasja e Realit me PSG

Tashmë është bërë e ditur se Real Madridi e ka bërë prioritet transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain.

Situata me coronavirus ka ndryshuar rrjedhën e gjërave në futboll dhe klubet janë në gjendje të luhatshme ekonomike, derisa kanë kërkuar nga lojtarët që t’i ulin pagat.

AS raporton se Zinedine Zidane dhe Florentino Perez janë duke bërë një lojë me sulmuesin francez, duke mos e transferuar atë në verë.

Krerët e Los Blancos nuk duan të shpenzojnë shumën e majme për transferimin e Mbappes, duke e lënë atë për verën e vitit 2021.

Kontrata aktuale e francezit skadon në vitin 2022, dhe në Spanjë janë të bindur se ai nuk do të rinovojë me PSG-n.

Lexo po ashtu Ish-anëtari i PSG-së zbulon prapaskenat: Kishte marrëveshje para Covid-19 që Mbappe të kalonte te Reali, është vetëm çështje kohe kalimi i tij në Santiago Bernabeu

Kjo situatë e ka ven klubin nga Parisi në presion, duke i filluar negociatat për një marrëveshje të re me Mbappen, duke i ofruar atij në pagë rekorde.

Marrëdhëniet mes Realit dhe PSG-s janë acaruar shumë nga ky plan i madrilenëve dhe mund të përfundojnë me një plasaritje të thellë. /Telegrafi/

Exit mobile version