Realizohet një operacion policor me urdhër kontrolli të gjykatës në një fshat të Podujevës, sekuestrohen armë dhe municione nga Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë, të asistuar edhe nga njësitet tjera të stacionit policor në Podujevë dhe njësinë K9, duke u bazuar në Urdhër Kontrollin e lëshuar nga Gjykata, kanë realizuar një operacion kontrolli në një lokacion në një fshat të Podujevës, me ç‘rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për “trafikim me armë”.
Policia njofton se gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale: dy armë të shkurta (revole), një armë e gjatë (ajrore), njëzet e pesë fishekë, dhjetë krehër të karikatorit (për armë të gjata), një kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë.
Poashtu është sekuestruar edhe pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal).
Me vendim të Prokurorit pas intervistimit personi i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore./Telegrafi/