Site icon Telegrafi

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Një grup i përzgjedhur artistësh, stilistësh dhe kineastësh kanë pasur tashmë disa muaj kohë për të “luajtur” me Sora të OpenAI dhe të hënën, OpenAI ndau disa nga krijimet dhe përshtypjet e tyre të para.

“Aq sa është Sora e shkëlqyer në gjenerimin e gjërave që duken reale, ajo që na emocionon është aftësia e saj për të bërë gjëra që janë krejtësisht surreale”, ka thënë kompania e prodhimit multimedial me bazë në Toronto, Shy Kids në një deklaratë që shoqëronte Air Head, një film me metrazh të shkurtër, përcjell Telegrafi.

Inteligjenca Artificiale gjeneruese vazhdon të shkaktojë një sërë reagimesh pasiononte.

Ato janë që nga entuziazmi për potencialin krijues të mjeteve deri te shqetësimi se puna e artistëve do të vidhet për të trajnuar grupet e të dhënave të AI ose se algoritmet do të vjedhin punët e krijuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version