Ish-ndërmjetësuesi për çështjen e emrit të Maqedonisë, Robin O’Neal porosit Shkupin që të mos pranojë asnjë trysni për ndryshimin e emrit të vendit, tramseton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, Maqedonia ka të drejtë të përdor emrin që e zgjedh vetë. O’Neal deklaron se çfarëdo emri të diktuar nga Greqia, e shkatërron idenitetin e kombit maqedonas dhe popullin.
O’Neal i propozon Maqedonisë që të dorëzojë një kërkesë në OKB për t’iu njohur emri kushtetues dhe të mbetet jashtë çdo çështje apo kontestimi, megjithatë konsideron se një referendum për emrin nuk është zgjidhje e duhur.
Ishambasadori britanik mendon se është në të mirë të BE-së që Maqedonia të jetë anëtare./Telegrafi/