Barcelona ka bërë transferimin më të bujshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gjiganti katalunas ka arritur të nënshkruajë me super talentin holandez Frenkie De Jong për 75 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh.
De Jong do t’i bashkohet Barcelonës në verë, por me të mund të shkoj edhe qendërmbrojtësi Matthijs De Ligt.
Ka qenë ish-portieri i Barcelonës, aktualisht që mbron për Ajaxin, Andre Onana që ka folur për Radio Catalunya.
“De Jong është shumë i lumtur që ka nënshkruar me Barcelonën. Ai më ka folur muaj më parë se dëshiron të luante në Camp Nou”, tha Onana.
Portieri kamerunas ka zbuluar edhe bisedën që ka pasur me qendërmbrojtësin Matthijs De Ligt, duke konfirmuar se edhe ky i fundit dëshiron të luaj në Camp Nou.
“Frenkie dhe Matthijs janë miq shumë të mirë, shokë te Ajaxi dhe Kombëtarja e Holandës, kësisoj besoj se do të bashkohen edhe te Barcelona”.
“Unë dhe De Ligt kemi biseduar gjatë dhe ai dëshiron të luaj për Barcelonën”, ka thënë Onana.
Ajaxi kërkon rreth 70 milionë euro për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin De Ligt, e që në garë për të janë edhe Juventus, Bayern Munich e PSG. /Telegrafi/