Site icon Telegrafi

Onana drejt transferimit në Serie A, Roma dhe Inter po e ndjekin kamerunasin

Andre Onana mund të largohet nga Ajaxi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Portieri kamerunas ishte përfolur për një largim edhe në verë, por nuk kishte oferta të larta për të.

Chelsea, Barcelona dhe Borussia Dortmund ishin tri skuadrat që e kërkuan me ngulm atë në afatin kalimtar veror.

24-vjeçari tanimë është në listën e dy skuadrave të mëdha italiane, Roma dhe Inter.

Giallorosët janë duke menduar shitjen e Pau Lopez dhe të transferojnë Onanan.

Në anën tjetër Samir Handanovic është në fundin e karrierës së tij e Inter po e sheh kamerunasin si zëvendësimin adekuat të tij.

Onana ka kontratë deri në qershor të vitit 2022, ndërsa Ajax është gati ta lë të lirë nëse vije ndonjë ofertë mbi 32 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version