Nëse jeni ndjekës i herëpashershëm i Ligës së Kampionëve në Azi atëherë mund ta njihini Omar Abdulrahmanin.
Është problem të mos bie në sy pasi ai ka flokë të mëdha dhe ngjanë me David Luizin, por stili i tij i lojës është si i argjentinasit dhe për këtë e ka fituar nofkën si ‘Messi arab’.
Mesfushori sulmues tani është votuar si lojtari më i mirë aziatik për vitin 2016 dhe është 25 vjeçar.
Sot në ndeshjen miqësore ku skuadra e tij Al Ahli luajti me Barcelonën, përballë idhullit të tij, ai shënoi një gol të bukur.
Ai shënoi një penallti me stilin panenka në portën e Masip. /Telegrafi/
Goli ndaj Barcelonës
Golat dhe aftësitë e driblimit të Omar Abdulrahman
https://www.youtube.com/watch?v=fgIkf7hIJAQ