Telegrafi

Olympiacosi mendonte largimin e tij, por Marcelo ua ‘mbyll gojën’ me dy supergola

Mbrojtësi brazilian, Marcelo ka shënuar dy supergola me Olympiacosin në ndeshjen e Kupës së Greqisë ndaj Atromitos.

Olympiacos ka fituar ndaj Atromitos me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës në Kupën e Greqisë.

Më meritori për fitoren e klubit të madh grek ishte pikërisht veterani, Marcelo, i cili ishte afër të largohej pasi drejtuesit nuk ishin të kënaqur me nivelin e tij.

Megjithatë, 34-vjeçari ka heshtur kritikët e tij duke ua ‘mbyllur gojën’ me një super-paraqitje, të kompletuar me dy supergola.

Marcelo shënoi golin në minutën e 50-të golin e epërsisë 2-1, ndërsa në minutën e 65-të shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Goli i parë ishte një perlë nga distanca me një goditje të fortë me të djathtën, ndërsa goli i dytë personal erdhi brenda zonës me një goditje të fortë me gjysmë vole me të majtën.

Kjo paraqitje e Marcelos sigurisht që do t’i bind drejtuesit e Olympiacosit ta ndryshojnë mendimin mbi brazilianin. /Telegrafi/