David Bowie ka ndërruar jetë so në orët e para të mëngjesit, në moshën 69 vjeçare.
Të shumtë ishin ata që përmes rrjeteve sociale shprehën dhimbjen për humbjen e “Dukës së bardhë” të rock-ut, transmeton Telegrafi.
Ka qenë opinionisti Olti Curri ai që humbjen e Bowiet e ka shprehur me një ironi drejtuar këngëtarëve shqiptar.
“Normal që do vdiste David Bowie, ja hëngren kokën Gena dhe Gjyste Vulaj”, ka shkruar Olti.
Në anën tjetër Robert Alija ka rrëfyer se nuk ka mundur t’i mbajë lotët kur mori vesh lajmin për vdekjen e rockerit. /Telegrafi/