Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes kanë pasur një përplasje të ashpër në spektaklin e së martës në Big Brother VIP Albania.
Ato madje nuk pranuan as provën e javës, duke qenë se ishin në marrëdhënie të tensionuara.
‘Vëllai i Madh’ ia mundësoi një darkë së bashku, në mënyrë që të sqaroheshin më mirë me njëra-tjetrën.
E në darkën e sqarimit, Olta iu kthye momentit të asaj nate duke thënë se Efi tentoi ta gjuante me këmbë.
“E para mu duk sikur u bëre gati të më gjuaje me këmbë, jo me dorë. Përceptimi im i djeshëm ky ishte që u bëre gati të më gjuaje nga këmbët”, u shpreh ajo.
“E dyta, është një gjë shumë e shpifur. Mua më është duk nuk jam e sigurt këtu, ndoshta edhe nga tensioni, mu duk sikur u bëre gati të më pështyje. Bëre ca gjeste me gojë dhe mu duk sikur ishte gati. Mbase nuk kam parë mirë se tensioni ishte shumë i madh”, vazhdoi Gixhari.
E në anën tjetër, Dhedhes iu kundërpërgjigj ndërsa shtoi: “Më vjen shumë keq që ti ke një lloj impakti dhe mendimi të tillë për mua”.
Vajzat qëndrojnë në anë të ndryshme, marrë parasysh që Efi konsiderohet si pjesë e grupit të Luiz Ejllit. /Telegrafi/