Aktorja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Olta Gixhari, është në pritje të ëmbël.
Ajo tashmë ka njoftuar të gjithë se së bashku me partnerin po presin për fëmijën e dytë.
Para lindjes, ajo ka bërë një organizim për të zbuluar gjininë e foshnjës.
Në një video që ka shpërndarë në rrjete sociale mësohet se bukuroshja po pret një djalë sërish.
Olta gjithashtu është nënë e një djali që e ka pagëzuar me emrin, Amar.
E njëjta viteve të fundit ka marrë vëmendje të madhe për shkak të pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother.
Pas asaj, Gixhari ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të tjera. /Telegrafi/