Telegrafi

Olta Gixhari shtatzënë për herë të parë

Olta Gixhari (Foto: Instagram/oltagixhari)

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, tash e një kohë po qëndron e izoluar në Spanjë së bashku me partnerin e saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, dukë publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi aktorja përmes një fotografie ka dhënë një lajm për të cilin kanë reaguar edhe figura të njohura publike.

Olta është shfaqur e përqafuar me të dashurin e saj në një nga plazhet e Spanjës, teksa përshkrimi i fotografisë ka marrë tërë vëmendjen.

“Nënë dhe baba”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë, duke lënë të nënkuptohet se ata po bëhen prindër së shpejti.

Aktorja e njohur më parë kishte bërë të ditur se është në gjendje që të bëjë fëmijë, pasi ka takuar babanë e tyre. /Telegrafi/