Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është një emër mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Të shumta janë rastet kur Gixhari ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga përditshmëria, apo edhe aventurat e veçanta që shijon.
Së fundmi, ajo ka provuar një aventurë shumë të veçantë me të dashurin e saj – rënien e lirë nga lartësi të mëdha.
Olta ka publikuar në rrjetin social Instagram një video nga momenti kur ka shijuar këtë eksperiencë të veçantë, e cila është incizuar me kamerë.
“E papritshme, e çmendur dhe befasia më e mirë ndonjëherë”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e kësaj videoje.
Përndryshe, bukuroshja bionde është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi, në krahët e të dashurit të saj. /Telegrafi/