Olta Gixhari është njëra prej aktoreve shqiptare që vlerësohet për dukjen e saj.
Biondja e famshme nga Shqipëria bëhet temë e faqeve rozë sa herë që poston imazhe të reja në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka ardhur me një set të ri fotografik, ndërsa disa prej fotografive i ka publikuar në Instagram.
Bukuroshja nuk i ka shoqëruar postimet me ndonjë përshkrim, por thjesht i ka publikuar, ndërsa duket mjaft joshëse.
Javë më parë, Olta i publikoi disa imazhe të tjera, me të cilat po ashtu tërhoqi vëmndje.
Ajo kishte pozuar në borë me një bluzë të gjatë, por me këmbë të ekspozuara.
Dhe derisa po afron moti i nxehtë pritet që Gixhari të vijë me të tjera poza tërheqëse. /Telegrafi/