Telegrafi

Olta Gixhari pozon ‘topless’ në mes të borës

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, shquhet si njëra ndër femrat më atraktive të ekranit.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Gixhari ka filluar realizimin e një seti të ri fotografik, ku si çdo herë do të shfaqet mjaft atraktive.

Në një nga fotografitë e publikuara së fundmi në llogarinë zyrtare në Instagram, Olta shfaqet ‘topless’ teksa pozon para aparatit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Me gjithë motin e ftohtë, ngase fotosesioni po realizohej në natyrë, në ambient me dëborë, Gixhari duekt se ka arritur të rezistojë duke dashur të kapë fotografinë perfekte.

“Në Korçë me vajza shumë të talentuara”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, duke bërë të ditur se ka zgjedhur natyrën e Korçës për realizimin e fotosesionit të saj më të ri. /Telegrafi/