Telegrafi

Olta Gixhari nxit imagjinatën me fotot joshëse nga Italia

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari pas një periudhe të ngarkuar me angazhime ka nisur pushimet verore.

Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania ndodhet në Itali, nga ku nuk ka hezituar të sjell poza atraktive.

E njohur edhe mjaft e komentuar edhe për linjat e saj joshëse të trupit, Olta erdhi provokuese edhe në imazhet e reja që ndau me ndjekësit në Instagram.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

E veshur në të zeza, bluzë të shkurtër me dekolte të hapur të përshtatur me mini-fund, aktorja dukej në super formë.

Fotot e reja të saj u pritën mirë dhe brenda një periudhe të shkurtër morën mijëra pëlqime dhe komente.

E njëjta së fundmi ka qenë e angazhuar në xhirimet e filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku ajo është protagoniste bashkë me këngëtarin, Luiz Ejlli.

Lexo po ashtu Olta flet për skenat romantike me Luizin në filmin "Në kuadër të dashurisë": Ishte teknike, për mua një puthje në film është si një ecje

Dyshja vijnë në ekran si çift pas një rivaliteti të madh me njëri-tjetrin si konkurrentë në BBVA. /Telegrafi/