Site icon Telegrafi

Olta Gixhari: Nuk jam e martuar, jam në të zezë akoma

Foto: Instagram

Olta Gixhari është njëra nga banoret e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Që nga fillimi i këtij reality show, ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar për shkak të sjelljes me konkurrentët e tjerë, ngacmimeve e po ashtu dhe për debatet që ka krijuar.

Bukuroshja së fundmi ka folur për jetën personale, duke qenë se është në lidhje që një kohë dhe se nga ajo marrëdhënie ka një djalë.

Foto: Screenshot/Instagram

Aktorja shqiptare u ka treguar banorëve se nuk është e martuar zyrtarisht me partnerin e saj me të cilin jeton në Spanjë.

“Unë nuk jam e martuar, s’ më ka kërkuar ende, po pres ende”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Olta Gixhari

Një pyetje nga ana tjetër ia bëri Amosi duke i thënë se përse nuk është e martuar akoma.

“ Me letra jo, jam në të zezë”, tha ma tej ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Olta theksoi tutje se ai nuk e ka pasaportën dhe me këtë rast nuk mund ta ketë marrë as ajo.

Artistja ndërkohë e ka mbajtur të fshehtë prej vitesh identitetin e partnerit, e cila nuk e ka zbuluar akoma se kush është mashkulli që ia ka rrëmbyer zemrën.


Gixhari u bë nënë për herë të parë në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version