Telegrafi

Olta Gixhari ndan me ndjekësit në Instagram foto të reja provokuese në bikini

Aktorja e njohur, Olta Gixhari pas përfundimit të aventurës në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, ka vazhduar me angazhimet në projekte të ndryshe.

Ajo sapo ka përfunduar xhirimet e filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku luan përkrah fituesit të BBVA 2, Luiz Ejlli.

Ndërsa, këtë periudhë Olta po e kalon me pushime në destinacione të ndryshme, nga ku edhe po sjell imazhe provokuese.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Edhe së fundmi, ajo ka marr vëmendjen me disa foto të reja që postoi në llogarinë e saj në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Olta Gixhari

Në fotografit e publikuara, aktorja shihet e veshur në bikini, teksa shijon plazhet e bukura të jugut të Shqipërisë.

Olta ka theksuar linjat joshëse të trupit ndërsa pozonte nga një shkëmb rreth detit.

“Nuk ka fjalë për të shpjeguar bukurinë e vendit tonë, jug, vende sekret, nuk ka nevojë për filtera”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e fotove.

Ndryshe, kujtojmë që Olta u bë pjesë e shtëpisë së famshme të BBVA 2 për pothuajse 100 ditë.

Ajo vendosi të largohej me dëshirën e saj, duke pranuar se nuk po arrinte të përballonte mungesën e djalit të saj. /Telegrafi/