Bukuroshja e njohur, Olta Gixhari, është përzgjedhur si pjesë e panelit në Dancing With the Stars.
Aktorja shqiptare ka mahnitur me dukjen në natën e parë të këtij spektakli të kërcimit.
Ajo ka përzgjedhur një fustan të gjatë të zi të punuar nga Valdrin Sahiti të çarë në njërën këmbë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 mori vëmendjen e të gjithëve duke u komentuar jashtëzakonisht shumë për këtë pamje.
Dukjen e kompletoi me një palë taka ngjyrë nude si dhe me disa aksesorë, gjersa flokët i kishte lënë të valëzuara.
“Po na ndiqni?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Ajo këtë periudhë ka qenë e angazhuar edhe në filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku luan rolin kryesor së bashku me Luiz Ejllin.
Premiera e këtij filmi pritet të jetë më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. /Telegrafi/