Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gaxhiari, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Dhe për t’u freskuar në të ngrohtin e verës, ajo ka zgjedhur ishullin Capri – një nga destinacionet më luksoze të Italisë.
Aktorja e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, nuk nguroi të ndante me ndjekësit e saj të shumtë disa fotografi dhe video nga pushimet e saj.
Imazhet përfshinin paraqitje të saj me bikini, në kuvertën e një jahti – teksa shijonte bukuritë ujore të Caprit.
Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, dukej më se atraktive teksa vinte në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.
Aktorja durrësake është komentuar gjithmonë për trupin dhe bukurinë e saj, duke u shquar si një prej femrave më të bukura të kinemasë shqiptare.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve të saj nuk kanë munguar – shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj. /Telegrafi/