Telegrafi

Olta Gixhari ekspozon format trupore në bikini nga pushimet në jug

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet profesionale.

Së fundmi, aktorja durrsake u ka dhënë një vështrim ndjekësve të saj në Instagram, të pushimeve të saj më të fundit në Shqipëri.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Ajo ka publikuar disa imazhe në Instagram, ku shihet teksa ngjitet në disa prej shkëmbinj bregdetar në jug të vendit.

Lexo po ashtu Xhuli Nura me fotografi 'të nxehta' për ndjekësit në Instagram, pozon 'topless' dhe ekspozon format e trupit

Në mbishkrimin e këtyre imazheve, Gixhari shkroi: “S’ja fjalë për të shpjeguar bukurinë e vendit tonë”.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

E njëjta më pas publikoi edhe një video, ku shihej duke u hedhur nga varka në det, teksa vinte në pah format e tonifikuara të trupit të saj.

Olta përndryshe ka qenë mjaft e përfolur në mediat rozë, që pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Albania 2, ku u shqua si një ndër konkurrentet më të forta. /Telegrafi/

Foto: Olta Gixhari/Instagram

 

Foto: Olta Gixhari/Instagram