Telegrafi

Olta Gixhari bën një paraqitje tejet tërheqëse në fotografitë nga pushimet

Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të bukura nga pushimet e fundit me familjen.

Në imazhet e publikuara, bukuroshja shfaqet tejet tërheqëse dhe e relaksuar, veshur me bikini që theksojnë bukurinë dhe figurën e jashtëzakonshme.

Olta, e njohur për bukurinë e saj natyrale dhe për figurën e saj tërheqëse, ka ndarë me fansat pamje nga një pushim në bregdet, ku ka shfaqur një dukje të mrekullueshme pas lindjes së fëmijës së dytë.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Fotografitë tregojnë një Olta të qetë dhe të lumtur, duke shijuar momentet e pushimeve me familjen.

Këto imazhe janë pritur me entuziazëm nga fansat e saj, të cilët nuk kanë nguruar të shprehin admirimin e tyre për pamjen e saj të bukur dhe për energjinë pozitive që ajo transmeton. /Telegrafi/

Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram