Telegrafi

Olta Gixhari: Aventura ime pa ty Luiz nuk do ishte e njëjtë në Big Brother VIP Albania

Tashmë ka përfunduar zyrtarisht edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania me dy netët ‘Post’ që u mbajtën për të diskutuar gjërat brenda ndërmjet ish-konkurrentëve.

Dhe pas kësaj Olta Gixhari ka bërë një postim në rrjete sociale për të falënderuar për eksperiencën që kaloi, atyre që ia dhanë mundësinë për t’u bërë pjesë e këtij formati.

Ajo thekson se ky do të jetë Big Brotheri që do të mbahet mend si i Luizit apo Oltës, për disa si i Luizit dhe Kiarës e për të tjerët si Big-u i Luizit.

Krejt në fund, aktorja ka falënderuar veçanërisht Luizin duke theksuar se pa të aventura në BBVA nuk do të ishte e njëjtë.

Lexo po ashtu Olta në Post Big Brother VIP Albania: Protesta nuk janë bërë vetëm për Luizin, por edhe për mua

Postimi i plotë i Gixharit (pa ndërhyrje):

“Ja dhe BB zyrtarish mbaroi! Faleminderit me zemer publik i dashur per mbeshtetjen,komentet,sygjerimet, perqafimet dhe vemendjen qe me keni kushtuar.Faleminderit dhe ju qe me stoicizem me urryet deri diten e fundit,faleminderit qe u perfshite kaq shume

Do ta ruaj gjate ne mendjen time si nje eksperienc te cmuar,ku perjetova emocione te medha lot,zhgenjim,gezim,te papritura e surpriza.Ju kerkoj ndjes per cdo here qe e kam kaluar masen
Faleminderit stafit te panumurt qe u kujdesen per ne pa kursyer veten e tyre.

Faleminderit @lorihoxha @sarahoxhaaa @arbanao @eduartgrishaj @lorinamixha qe me bete pjese te eksperiences me te cmendur e me te bukur te jetes sime,Faleminderit qe me duruat.

Ky ishte BB qe theu cdo rekord shikueshmerie, disa do ta mbajne mend si bigu i Luizit dhe Oltes disa Luizit e Kiares disa bigu i Luizit! Dhe po tani qe cdo gje mori fund dua te them nje te vertet te madhe,me ka permendur cdo dite ne shtepi pasi une ika,sot dua une te t’them dy fjale,aventura ime pa ty Luiz nuk do ishte e njejte,ti ma ke veshtirsuar dhe ma ke zbukuruar rrugetimin tim! Ishte kenaqesi te “luftoja” kunder teje.

Ju dua shume
Shihemi ne projekte te tjera, jashte kuadrit te lojes qe sot e tutje”. /Telegrafi/