Olta Gixhari, e cila është një nga ish-banoret e edicionit të dytë të Big Brother Vip (BBV2), ka bërë një analizë mbi sjelljen e disa prej banoreve femra që janë aktualisht në nominim.
Katër banorët e BBVA të nominuar për këtë javë kanë qenë vajza: Sara, Ledjona, Ilnisa dhe Roza, dhe në spektaklin e sotëm, njëra prej tyre do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo ka dalë hapur kundër atyre që, sipas saj, janë mbështetur shumë tek djemtë e shtëpisë dhe nuk kanë treguar besim të mjaftueshëm në forcat e tyre.
Olta shprehu habitjen dhe zhgënjimin e saj përmes një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale.
“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme.”
Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë.
Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta Gixhari. /Telegrafi/