Site icon Telegrafi

Olsi: Fiorentina ishte xheloze më shumë se duhet

Olsi dhe Fioerntina kanë qenë një çifti shumë i komentuar brenda spektaklit "Big Brtoher Albania"

Olsi Klosi, pjesëtar i Big Brother 9, deklaroi në studion e “Pop Culture” se u nda me Fiorentinën pasi ajo ishte “xheloze më shumë se duhet”.

Dyshja u spekuluan për një lidhje romantike në shtëpinë e Big Brother.

“Unë, si djalë i lëvizshëm dhe me shoqëri të madhe, nuk mund të dilja me Fiorentinën dhe me 5 çuna. Ishte xheloze më shumë seç duhet”, tha Olsi, i cili shtoi se nuk e mendon aspak kthimin me Fiorentinën.

“Për momentin kam dikë tjetër në krah”, u shpreh Olsi, shkruan TCH.

Në lidhje telefonike, kur u pyet nëse ishte xheloze më shumë se duhej, e konfirmoi pohimin e Olsit.

“Edhe po, edhe jo. Olsi duhet të kuptonte që kishte edhe një të dashur. Nëse do të kthehesha pas, do t’i lija më shumë hapësirë, por duke qenë se ishte shumë i lëvizur, nuk më linte mundësi mua që t’i lija hapësira, bënte çdo gjë siç donte vetë”, tha ajo.

Big Brother është reality shou më i shikuar shqiptar.

Exit mobile version