Site icon Telegrafi

Olivia Rodrigo vesh një fustan gjysmë të tejdukshëm gjatë takimit me Zack Bia në New York, ndërsa thashethemet romantike rreth çiftit po qarkullojnë

Olivia Rodrigo shfaqi pak lëkurë teksa shkoi në Zero Bond në New York të martën.

19-vjeçarja, veshi një fustan të zi të cilësisë së mirë nga marka Betsey Johnson, me një fund që shkëlqente me njolla rozë dhe të gjelbra. Fustani i mbaronte pak nën gjunjë dhe ajo e kombinoi me atlete të zeza.

Gjithashtu në ambientet me adoleshenten ishte edhe i dashuri i saj i përfolur Zack Bia, i cili mbuloi fytyrën me xhaketën dhe kapelën e tij.

Rodrigo dukej e lezetshme me fustanin transparent.

Lexo po ashtu Olivia Rodrigo bëhet e famshmja e parë që marka Glossier zgjedh si imazh

Ajo kishte veshur edhe mëngë rozë që i zgjateshin deri te parakrahët dhe e mbanin ngrohtë.

Buzët e saj ishin të lyera me një ngjyrë të kuqe të ndezur dhe flokët e saj të errët ishin të ndarë në mes me fije të trasha të saj që kornizonin fytyrën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version